Projekti “Financat Vendore” i financuar nga SECO/Qeveria Zvicerane, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Taksës së Pasurisë (DPTP), gjatë muajit nëntor 2019 organizoi tre workshope/tryeza rajonale me bashkitë pilot dhe jo vetëm, për çështje të lidhura me përgatitjen e Paketës Fiskale 2020, parashikimin e të ardhurave të veta, risqet dhe menaxhimin e tyre, me një fokus të veçantë në taksën e pasurisë së paluajtshme ndërtesë.
Këto takime u mbajtën në:
- Tiranë, më 5 nëntor 2019, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Bashkive Tiranë, Durrës, Kavajë, Tropojë, Dibër, Shkodër, Krujë, Shijak dhe Mirditë.
- Korçë, më 13 nëntor 2019, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Bashkive Korçë, Pogradec, Devoll dhe Gramsh.
- Fier, më 19 nëntor 2019, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Bashkive Sarandë, Gjirokastër, Vlorë, Përmet, Berat, Ura Vajgurore dhe Lushnje.
Në këto takime kanë marrë pjesë 54 zyrtarë vendorë që i përkasin 24 njësive të vetëqeverisjes vendore, për t’u asistuar nga ekspertë të projektit dhe DPTP-së për çështje të parashikimit të të ardhurave, përgatitjes së paketave fiskale 2020, risqeve në realizimin e të ardhurave dhe menaxhimin e tyre, me një fokus të veçantë në zbatimin e metodologjisë së taksës së ndërtesës. Në periudhën në vazhdim, asistenca do të shtrihet dhe në njësitë e tjera të vetëqeverisjes vendore.