Struktura

Struktura e DPTP përcaktohet me Urdhrin Nr. 94, Datë 29.06.2018 të Kryeministrit:

  • Drejtori i Përgjithshëm
  • Drejtoria e Regjistrimit të Bazës së të Dhënave
  • Drejtoria e Metodologjisë dhe Ligjore

Organigrama e DPTP-së:

Drejtoria e Regjistrimit të Bazës së të Dhënave.

Drejtoria e Regjistrimit të Bazës së të Dhënave ka për mision të punës së saj menaxhimin e vazhdueshëm të Regjistrit Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurisë së Paluajtshme për të mundësuar akses të vazhdueshëm të këtij Regjistri nga organet e vetëqeverisjes vendore për efekt të përllogaritjes dhe pagesës së taksës së pasurisë.

Drejtoria e Regjistrimit të Bazës së të Dhënave përbëhet nga drejtori dhe specialistët dhe në veprimtarinë e punës së saj, ka për detyrë:

  1. Monitoron Regjistrin Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurisë së Paluajtshme.
  2. Mirëmbajtjen e sistemit të të dhënave dhe përputhshmërinë e të dhënave me hartën dixhitale të pronësisë së paluajtshme.
  3. Kontrollin e procesit të hedhjes së të dhënave në regjistër sipas vlerësimeve dhe rivlerësimeve të kryera nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
  4. Asiston, ndërhyn dhe jep orientime për procedurën e hedhjes së të dhënave nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
  5. Trajnon stafet e njësive të vetëqeverisjes vendore për procedurën e hedhjes dhe të përpunimit të të dhënave në sistemin qendror.
  6. Bën përpunimin në nivel kombëtar dhe vendor të të dhënave të Regjistrit Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurisë së Paluajtshme.
  7. Analizon dhe bën studime mbi zgjerimin e bazës së pasurisë së paluajtshme dhe mundësinë e rritjes së të ardhurave vendore nga taksa e pasurisë së paluajtshme.
  8. Raporton përpara ministrit përgjegjës të financave rezultatet periodike lidhur me nivelin e taksës së mbledhur.
  9. Bën analiza periodike për situatën në nivelin e mbledhjes së taksës në rang kombëtar dhe vendor dhe jep sugjerime mbi vijueshmërinë dhe masat e mëtejshme për problematikat e konstatuara.
  10. Përgatit raporte periodike dhe vjetore mbi realizimin e të ardhurave nga taksa e pasurisë së paluajtshme, si dhe trendet e pritshme.

Drejtoria e Metodologjisë dhe Ligjore.

Drejtoria e Metodologjisë dhe Ligjore ka për mision të punës së saj udhëheqjen ligjore dhe zbatimin e saj në efekt të përllogaritjes dhe pagesës së taksës së pasurisë.

Drejtoria e Metodologjisë dhe Ligjore përbëhet nga drejtori dhe specialistët dhe në veprimtarinë e punës së saj, ka për detyrë:

  1. Dhënien e rekomandimeve ligjore në efekt të zbatimit të ligjshmërisë për taksën e pasurisë
  2. Udhëheqjen dhe kontrollin nga pikëpamja metodologjike e administrimit të taksës mbi pasuritë e paluajtshme.
  3. Jep interpretime për kuptimin dhe zbatimin e metodologjisë për efekt të vlerësimit të pasurisë së paluajtshme.
  4. Përcjell për mendim shtesa dhe ndryshime në aktet ligjore dhe nënligjore në fushën e legjislacionit mbi taksën e pasurisë.
  5. Ndërhyn, jep orientime e zgjidhje në rast të mosmarrëveshjeve midis agjentit të autorizuar për mbledhjen e taksës së ndërtesës dhe zyrave vendore të taksës së pasurisë, që mund të lindin gjatë procesit të shkëmbimit të informacionit dhe mbledhjes së taksës.
  6. Ndërhyn në zgjidhjen e problematikave që mund të lindin midis njësive të qeverisjes vendore dhe institucioneve që disponojnë të dhëna informuese për identifikimin e pronës së paluajtshme ndërtesës/njësi pronësore, dhe që ndihmojnë në llogaritjen e vlerës së ndërtesës/njësisë pronësore për qëllim taksimi.
  7. Propozon ndryshime ligjore e nënligjore, apo jep rekomandime për rregullim të vendimeve të këshillave bashkiakë, për përmirësimin e procedurave të zbatimit të metodologjisë së vlerësimit të pronës.
  8. Asiston stafet e zyrave vendore për zbatimin e metodologjisë së vlerësimit të pasurisë së paluajtshme dhe jep orientime për zbatimin e saj.

© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.