Programi i transparencës

PROGRAMI I TRANSPARENCËS

PËR

DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË TAKSËS SË PASURISË

I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” është përgatitur programi i transparencës për Drejtorinë e Përgjithshme të Taksës së Pasurisë. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë (këtej e tutje DPTP) ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, nën garancinë e LDI-së. DPTP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së DPTP-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.dptp.financa.gov.al  si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e DPTP-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së DPTP -së janë:

  1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: DPTP-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e saj publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi, për aq sa informacioni nuk është i klasifikuar.
  3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e DPTP-së dhe përkatësisht: VKM Nr. 171, datë 28.3.2018 “Për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë”.
  4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
  6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  7. Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë:
  • i plotë;
  • i saktë;
  • i përditësuar;
  • i thjeshtë në konsultim;
  • i kuptueshëm;
  • lehtësisht i aksesueshëm;
  • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, DPTP vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit www.dptp.financa.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  • Strukturën organizative të DPTP-së;
  • Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të DPTP dhe që prek publikun e gjerë;
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës, kryesisht për subjektet e ligjit;
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të DPTP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  • DPTP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga DPPPP-ja.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS PËR DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË TAKSËS SË PASURISË

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesëBaza ligjore Dokumenti/PërmbajtjaAfati kohor për publikim Mënyra e publikimit Struktura përgjegjëse 
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik. Neni 7/1/a/dUrdhër nr. 94 datë 29.06.2018 i Kryeministrit Menjëherë pas miratimit të aktit nga titullari.Online në faqen zyrtare të DPTPDrejtoria e Metodologjisë dhe Ligjore 
Akte ndërkombëtare
ligje;
akte nën ligjore;
dokument politikash;
dokument tjetër.
Neni 7/1/bKonventat ndërkombëtare;
Ligje;
VKM;
Udhëzime;
Akte të tjera ligjore dhe nënligjore
Menjëherë pas botimit në fletoreOnline në faqen zyrtare në rubrikat “Legjislacion”Drejtoria e Metodologjisë dhe Ligjore
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,
adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat
e ankimit të vendimit përkatës. 
Neni 7/1/c/g Kërkesë sipas formatit bashkëlidhur Menjëherë pas miratimit të aktit nga titullariOnline në faqen zyrtare në rubrikën “Programi i transparencës DPTP”Koordinatori për të drejtën e informimit
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik,
orarin e punës,
emrin dhe kontaktet
e koordinatorit për të drejtën e informimit.
Neni7/1/çBulevardi “Dëshmorët e Kombit” Nr. 3, Tiranë  
Online në faqen zyrtare ne linkun
https://dptp.gov.al/?page_id=1289
Koordinatori për të drejtën e informimit
Informacione të tjera të dobishme Neni 7/1/lVende vakante;
Statistika;
 Menjëherë pas miratimitOnline në faqen zyrtare
www.dptp.financa.gov.al
Drejtoritë

V. E DREJTA PËR T’U INFORMUAR

Koordinator: Valmira Fejza

E-mail: Valmira.Fejza@financa.gov.al

Adresa: Minstria e Financave dhe Ekonomisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

VI. PROCEDURAT DHE MEKANIZMAT PËR TË BËRË KËRKESË DHE ANKESË QË LIDHEN ME VEPRIMET OSE MOSVEPRIMET E DPTP

E-mailet e nëpunësve, të cilët janë në dispozicion të njësive të vetëqeverisjes vendore apo qytetarëve në rast kërkese për interpretim apo informacion.

Detyrimi për t’iu dhënë përgjigje rasteve të paraqitura në portalin e bashkëqeverisjes, brenda një kohe prej 10 ditë pune, si dhe kërkesave drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë në mënyrë shkresore.

VII. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, DPTP-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.dptp.financa.gov.al, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

Në ambientet e DPTP nuk ka mjedise të pritjes së publikut. Hyrja në institucion është e kufizuar dhe vetem me autorizim.

VIII. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.