Politika e privatësisë

SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë (në vijim DPTP), të mbledhë të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:

  • Të dhënat e nevojshme për efekt të aplikimit të taksës së pasurisë së paluajtshme;
  • Ankuesit të cilët paraqesin ankesa lidhur me pretendimet e tyre për çështje që lidhen me taksën e pasurisë së paluajtshme;
  • Individët e tjerë të cilët paraqesin kërkesa të ndryshme për marrje informacioni, dhënie konsulence, etj.
  • Vizitorët në faqen tone;
  • Kandidatët për punësim dhe punonjësit tanë të tanishëm si dhe ish-punonjësit.

TË DHËNAT E NEVOJSHME PËR EFEKT TË TAKSËS SË PASURISË

Aplikimi efektiv i taksës së pasurisë përfshin edhe përpunim të dhënash përsonale. Këto të dhëna mund të aksesohen vetëm nga persona të autorizuar dhe vetëm për qëllim të taksës së pasurisë.

Për ruajtjen e sigurisë së bazës së të dhënave janë implementuar masa sigurie në mënyrë që të ruhet konfidencialiteti, disponueshmëria dhe integriteti i tyre.

Nga këto të dhëna llogaritet vlera e duhur e taksës që një taksapagues duhet të paguajë, dhe cilit person i atribuohet ky detyrim. Ky informacion ndahet vetëm me personin që duhet të dijë një informacion të tillë.

PERSONAT QË PARAQESIN NJË ANKESË/KËRKESË PRANË DPTP
Kur paraqitet një ankesë/kërkesë nga një person, ajo protokollohet në një regjistër të veçantë nga një punonjës përkatës i cili më parë ka nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit dhe është i njohur me përmbajtjen e kodit etik të institucionit të miratuar nga Komisioneri si dhe me rregulloren për mbrojtjen e të dhënave personale të Institucionit, akt ky i miratuar nga Komisioneri.

Ne përdorim të dhënat personale që mbledhim vetëm për proçesin e shqyrtimit të ankesës/kërkesës dhe për të kontrolluar nivelin e shërbimeve që ne ofrojmë. Ne përpilojmë dhe publikojmë statistika duke treguar informacione të tilla si numri i ankesave/kërkesave që marrim, por jo në një formë që të identifikojë ndonjërin prej tyre.

Ne mbajmë të dhëna personale të përfshira në dosjet e ankesave/kërkesave në përputhje me ligjin dhe politikën tonë të ruajtjes së të dhënave personale. Ato mbahen në një mjedis të sigurt dhe aksesi në të është i kufizuar në bazë të parimit “nevoja për të ditur dhe njohur”.

VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT
DPTP disponon faqen zyrtare te institucionit www.dptp.financa.gov.al. Më anë të faqes zyrtare, DPTP transmeton dhe mbledh informacione. Qëllimi i transmetimit dhe mbledhjes së informacionit nëpërmjet internetit është që të jetë sa më pranë taksapaguesit. Nëpërmjet faqes zyrtare, DPTP u vjen ne ndihmë taksapaguesve duke iu prezantuar ligjin dhe duke u bërë prezente detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre në lidhje me taksën e pasurisë së paluajtshme si dhe duke njohur i njohur ato me të drejtat e tyre. Në faqen zyrtare gjithashtu publikohen edhe aktivitete  kryesore që zhvillon drejtoria në kuadër të asistencës së njësive të vetëqeverisjes vendore për implementimin e saktë të metodologjisë për llogaritjen e taksës së pasurisë dhe ndërgjegjësimin e publikut mbi efektet pozitive që ka aplikimi i taksës së ndërtesës.

Për vizitoret e www.dptp.financa.gov.al sistemi mbledh informacione standarte të cilat kanë të bëjnë me klikimet e artikujve apo rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e subjekteve të taksës së pasurisë, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm).

Ne e mbledhim këtë informacion në atë mënyrë që të mos identifikojmë asnjë vizitor. Ne nuk bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen tonë të internetit.

DPTP nuk përdor (dhe nuk lejon ndonjë palë të tretë) mjete statistikore analitike për të ndjekur ose për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e faqes tonë zyrtare. Ne nuk lidhim asnjë të dhënë të grumbulluar nga kjo faqe me ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çdo burim që të vijë, si pjesë e përdorimit tonë.

Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t`jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të.

APLIKANTËT PËR PUNË, TË PUNËSUARIT AKTUAL DHE ISH PUNONJËSIT E AUTORITETIT TË KOMISIONERIT
Kur persona aplikojnë për t’u punësuar pranë DPTP-së, ne përdorim informacionin për proçesin e aplikimit të tyre dhe për të monitoruar statistikat e rekrutimit. Kur ne duam ti përhapim të dhënat një pale të tretë, për shembull, kur ne duam të marrin një referencë, ose të marrim disa të dhëna nga institucione të tjera përkatëse ( p.sh Autoriteti i Gjendjes Gjyqësore), ne nuk e bëjmë këtë, pa i informuar subjektet më parë, vetëm nëse ky informacion është i kërkuar me ligj.

Të dhënat personale në lidhje me aplikantët e pasuksesshëm mbahen për 12 muaj pasi konkursi i rekrutimit ka përfunduar, e më pas shkatërrohen ose fshihen. Ne mbajmë informacion të pa personalizuar për qëllime statistikore në lidhje me aplikantët, për të ndihmuar aktivitetet tona të rekrutimit, por asnjë aplikant nuk është i identifikueshëm nga këto të dhëna.

Kur një punonjës nuk është më në raporte pune me DPTP-në, për të ne përgatisim një dosje në lidhje me periudhën gjatë së cilës ai ka qenë i punësuar. Të dhënat e përfshira në të mbahen të sigurta dhe përdoren vetëm për qëllime me rëndësi të drejtpërdrejtë mbi punësimin e personit. Kur punësimi i tyre pranë DPTP-së përfundon, ne mbajmë dosjen në përputhje me ligjin për statusin e nëpunësit civil, ligjin për arkivat dhe rregullat tona të brendshme.

AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE
DPTP përpiqet të jetë sa më i hapur për t`i dhënë individëve akses në të dhënat e tyre personale. Individët mund të zbulojnë nëse ne mbajmë ndonjë të dhënë personale, duke na dërguar një “kërkesë për akses tek të dhënat personale” ‘në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Nëse ne mbajmë të dhënat tuaja personale, ne do t’Ju:

Japim një përshkrim të tyre;
Bëjmë me dije se përse ne i mbajmë ato;
Tregojmë se te cili marrës mund ti përhapim këto të dhëna;
Japim një kopje të informacionit në një formë të kuptueshme;
Informojmë nëse dhënia e të dhënave personale është e detyrueshme apo vullnetare.

Për të bërë një kërkesë pranë DPTP-së, për çdo të dhënë personale që ne mund të mbajmë, është e nevojshme të bëni një kërkesë më shkrim drejtuar DPTP-së.

Nëse jeni dakord, ne do të përpiqemi të merremi me kërkesën tuaj në mënyrë jo formale, për shembull duke iu dhënë informacionin specifik nëpërmjet telefonit.

Nëse ne mbajmë informacion në lidhje me ju, ju mund të na kërkoni të korrigjojmë gabimet në të, duke kontaktuar edhe një herë, DPTP-në.

PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE
Në shumë rrethana, ne nuk përhapim të dhëna personale pa pëlqimin tuaj. Megjithatë kur ne hetojmë një ankesë, për shembull, na duhet të ndajmë informacionin personal me kompaninë përkatëse dhe me organet e tjera të përfshira.

Ju mund të merrni më shumë informacion mbi:

Marrëveshjet që kemi me institucione të tjera për shkëmbimin e informacionit;
Rrethanat kur ne mund të përhapim të dhënat personale pa marrë pëlqimin, për shembull për të parandaluar dhe zbuluar një krim dhe për të prodhuar statistika anonime;
Udhëzimet tona për stafin se si duhen mbledhur, përdorur dhe fshirë të dhënat personale;
Mënyrën si ne kontrollojmë se të dhënat që ne mbajmë janë të sakta dhe të përditësuara.

LIDHJET ME FAQET E TJERA
Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.

NDRYSHIMET NË KËTË NJOFTIM MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
Ne përditësojmë këtë njoftim në mënyrë të rregullt duke vlerësuar këtë politikë të privatësisë si ndër më të rëndësishmet në veprimtarinë e punës së DPTP-së.

ANKESA APO PYETJE
DPTP përpiqet për të përmbushur standardet më të larta gjatë mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale. Për këtë arsye, ne marrim shumë seriozisht ankesat në lidhje me këtë temë. Ne mirëpresim gjithashtu çdo sugjerim për përmirësimin e proçedurave tona.

Ky njoftim mbi mbrojtjen e të dhënave personale u hartua me qëllim për të qenë i qartë dhe i shkurtër. Nuk jepen detaje të plota të të gjitha aspekteve të mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale nga ana e DPTP-së. Megjithatë, ne jemi të gatshëm t’ju japim çdo informacion shtesë apo shpjegim të nevojshëm.

SI TË NA KONTAKTONI
Kërkesat për informacion në lidhje me politikën tonë të privatësisë mund të dërgohen pranë DPTP-së.

POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT
DPTP përpunon informacionin me qëllim kryerjen e detyrave dhe përmbushjen e përgjegjësive të saj ligjore.

Informacioni është një aset i çmuar. Vazhdimësia e punës së DPTP-së është e varur në integritetin, konfidencialitetin dhe disponueshmërinë e vazhdueshme. Prandaj, duhet të ndërmerren hapa për të mbrojtur informacionin nga përdorimi i paautorizuar, ndryshimi, zbulimi apo shkatërrimi, qoftë aksidental ose i qëllimshëm.

DPTP përdor një qasje të bazuar në risk, gjatë vlerësimit dhe të kuptuarit të rreziqeve si dhe përdor të gjitha mjetet fizike të personelit, teknike dhe proçedurale për të arritur masat e duhura të sigurisë. DPTP merr parasysh zhvillimet në teknologji dhe kostot e zbatimit për të arritur një nivel sigurie të përshtatshëm për natyrën e informacionit dhe të dëmit që mund të rezultojë nga një shkelje e sigurisë.

Stafi i DPTP-së i nënshtrohet detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit i cili i jepet këtij të fundit për të ushtruar funksionet e tij në bazë Ligjit, dhe mund t’ua përhapë atë vetëm autoriteteve të ligjshme. DPTP i ofron udhëzime dhe trajnime stafit të tij për t’u mundësuar atyre të kuptojnë dhe të zbatojnë përgjegjësitë e tyre në respektimin e sigurisë. DPTP vlerëson integritetin e tyre përpara se ata të punësohen. DPTP monitoron pajtueshmërinë e tyre mbi detyrimet e tyre në lidhje me sigurinë. }

© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.