Dëgjesa e fundit publike për projektligjin “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” u organizua me përfaqësues të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Insitutit të Bashkive të Shqipërisë, ALTAX, Finacat Lokale si dhe Zv. ministri i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë Znj. Vasilika Vjero, përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë dhe projektit “ProTax Albania”.

Në këtë dëgjesë u prezantua reforma e taksës së pasurisë dhe aspekte të rëndësishme të projektligjit siç janë: shkallët e taksës, përjashtimet apo autoriteti vlerësues.

Përfaqësuesja nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë Znj. Adelina Farrici, vlerësoi ndërmarrjen e kësaj reforme dhe propozimin e projektligjit i cili mbështet taksimin bazuar në vlerën e tregut, si një mënyrë e drejtë dhe efikase.

Për arritjen e rezultateve, ata shprehen se një sistem i unifikuar i taksave është shumë i rëndësishëm në këtë proces, duke njohur problematikat me të dhënat apo kapacitetet në bashki për mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave për pasuritë pronësore.

Në këtë takim u diskutua për përgjegjësitë e bashkive dhe detyrat e tyre në këtë proces dhe roli i nivelit qendror për të asistuar në punët e përditshme të njësive vendore.

Në fund të këtij takimi, drejtori i përgjithshëm i DPTP-së bëri thirrje që secili përfaqësues çdo koment apo propozim mund ta dërgojnë pranë drejtorisë për shqyrtim të mëtejshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish