Në takimin e mbajtur me datë 26 Prill, në sallën e mbledhjeve në Hotel Rogner, ku të pranishëm ishin përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë kryesuar nga Zv. Ministri i Financave dhe Ekonomisë Znj. Vasilika Vjero dhe përfaqësues të projektit ProTax u diskutua mbi draft-ligjin për Taksën e Pasurive të Paluajtshme dhe çështjet kryesore që lidhen me të.

Gjatë takimit u diskutua për problematikat dhe rëndësinë e reformës, afatet e implementimit, përdorimi i agjentit tatimor, ndarja e përgjegjësive dhe aspekte që lidhen me zbritjen për banesën e parë, përjshtimet, shkalla e taksës dhe përcaktimi i autoritetit vlerësues për qëllim taksimi të ndërtesave.

Në këtë takim u dakordësua për disa nga çështjet e mbetura nga takimet e mëparshme dhe u vendos mbajtja në vijim e takimeve për pikat e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish