📌Në Fakultetin e Ekonomisë, ku me drejtuesit, pedagogët dhe studentët diskutuam mbi një reformë të rëndësishme që po ndërmarrim siç është ajo e Taksës së Pasurisë. 

🤝Vlerësojmë idetë dhe sugjerimet që vijnë nga bota akademike edhe në kuadër të marrëveshjeve që kemi me universitetet, për nxitjen e dëgjesave për hartimin e ligjeve dhe reformave me rëndësi për ekonominë.

🏢🏘️Ne synojmë të ndërtojmë një sistem bashkëkohor për taksimin e pasurisë së paluajtshme, duke u bazuar në vlerën e tregut, por edhe duke e kthyer në burimin kryesor të të ardhurave për  njësitë e qeverisjes vendore. 

🇦🇱🇸🇪Për këtë reformë ne po mbështetemi nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) nëpërmjet projektit “ProTax Albania” që parashikon edhe krijimin e sistemit online për Kadastrën Fiskale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish