Në ambjentet e Bibliotekës së qytetit të Lezhës u mbajt dëgjesa publike mbi projektligjin “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” me përfaqësues të bashkive: Lezhë, Mirditë, Shkodër, Pukë, Fushë-Arrëz, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kurbin dhe Has.

Në këtë takim u diskutua mbi aspekte të ndryshme të projektligjit, ku përfaqësues të bashkive pjesëmarrëse ndanë komentet dhe sugjerimet e tyre.

Duke synuar ndërtimin e një sistemi bashkëkohor për taksimin e pasurisë së paluajtshme, duke u bazuar në vlerën e tregut dhe duke e kthyer në burimin kryesor të të ardhurave për njësitë e qeverisjes vendore, vlerësojmë propozimet dhe komentet që marrim nga bashkitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish