Në Tiranë u organizua dëgjesa publike e rradhës mbi projektligjin “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme”, ku ishin të pranishëm Zv. ministri i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë Znj. Vasilika Vjero, përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë dhe projektit “ProTax Albania” si dhe perfaqesues nga bashkite Tiranë, Klos, Bulqizë, Peqin, Krujë, Cërrik, Belsh, Dibër, Vorë, Kamëz, Mat, Shijak, Durrës, Rrogozhinë si dhe përfaqësues të Ambasadës Suedeze si dhe përfaqësues të Sekretariatit të Shtetit për Çështjet Ekonomike SECO.

Në këtë dëgjesë u prezantua reforma e taksës së pasurisë dhe aspekte të rëndësishme të projektligjit siç janë: shkallët e taksës, përjashtimet apo autoriteti vlerësues.

Përfaqësues të bashkive ndanë komentet e tyre mbi elementë të ndryshëm të projektligjit si dhe dhanë propozimet e tyre për përmirësimin e mëtejshëm.

Në fund të këtij takimi drejtori i përgjithshëm i DPTP-së bëri thirrje që secili përfaqësues çdo koment apo propozim mund ta dërgojnë pranë drejtorisë për shqyrtim të mëtejshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqShqip