Dëgjesa publike e rradhës mbi projektligjin “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme”, ku ishin të pranishëm Zv. ministri i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë Znj. Vasilika Vjero, përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë dhe projektit “ProTax Albania” u mbajt me përfaqësues të shoqatave të bizneseve, Dhomave të Tregtisë, shoqatës së kompanive të ndërtimit, shoqatës së Agjencive të Real Estate dhe përfaqësuesve të institucioneve bankare.

Në këtë dëgjesë u prezantua reforma e taksës së pasurisë dhe aspekte të rëndësishme të projektligjit siç janë: shkallët e taksës, përjashtimet apo autoriteti vlerësues.

Përfaqësues të shoqatave pjesëmarrëse ndanë komentet e tyre mbi elementë të ndryshëm të projektligjit si dhe dhanë propozimet e tyre për përmirësimin e mëtejshëm.

Ata propozonin të rishikoheshin aspekte të ndryshme të ligjit siç janë shkallët e taksës, metodologjia e vlerësimit apo taksimi i kategorive pronësore.

Në fund të këtij takimi, drejtori i përgjithshëm i DPTP-së bëri thirrje që secili përfaqësues çdo koment apo propozim mund ta dërgojnë pranë drejtorisë për shqyrtim të mëtejshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqShqip