Në vijim të dëgjesave publike për projektligjin “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” u organizua dëgjesa e rradhës, ku ishin të pranishëm Zv. ministri i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë Znj. Vasilika Vjero, përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë dhe projektit “ProTax Albania” si dhe perfaqesues të universiteteve publike dhe private në Shqipëri.

Në këtë dëgjesë u prezantua reforma e taksës së pasurisë dhe aspekte të rëndësishme të projektligjit siç janë: shkallët e taksës, përjashtimet apo autoriteti vlerësues.

Pedagogë nga universitetet Polis, Universiteti i Tiranës, Universiteti Juridik vlerësuan ndërmarrjen e kësaj reforme, si një mënyrë e drejtë vlerësimin e pasurive të paluajtshme bazuar në vlerën e tregut si dhe ndanë komentet e tyre për projektligjin lidhur me autoritetin vlerësues, aspektet ekonomike të reformës dhe elementë të ndryshëm të pr/ligjit.

Në fund të këtij takimi, drejtori i përgjithshëm i DPTP-së bëri thirrje që secili përfaqësues çdo koment apo propozim mund ta dërgojnë pranë drejtorisë për shqyrtim të mëtejshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqShqip