🇦🇱🇸🇪Në takimin e mbajtur ditën e sotme Zv. Ministër i Financave dhe Ekonomisë Znj. Vasilika Vjero dhe Drejtori i Përgjithshëm i Taksës së Pasurisë Z. Lavdrim Sahitaj pritën palën suedeze e kryesuar nga  Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Suedeze të Taksave Znj. Katrin Westling Palm si dhe përfaqëues të agjencisë si Znj. Petra Jacobsen- Shefe e Njësisë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, STA, Z. Tommy Carlsson – Menaxher i projektit STA për projektin me DPT, Znj. Suzan Uhlen – Ekspert afat-gjatë i STA për projektin te DPT dhe përfaqësues të Projektit ProTax dhe Ambasadës Suedeze.

📝Në këtë takim u mbajt një prezantim ku Drejtoresha e Përgjithshme e STA u njoh me misionin dhe strukturën e drejtorisë së përgjithshme të taksës së pasurisë, reformën e taksës së pasurisë si një process shumë të rëndësishëm për vendin tonë, angazhimi i projektit ProTax në këtë reformë dhe sfidat.

🤝Pas diskutimeve mbi rëndësinë e reformës së taksës së pasurisë dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe u vu theksi te zbatimi i mëtejshëm i reformës.

🇸🇪Pala suedeze shprehu gadishmërinë për të vijuar bashkëpunimin dhe asistencën e vazhdueshme në këtë proces.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqShqip