Sot në ambjentet e Ambasadës Suedeze, nën kujdesin e Ambasadores Suedeze në Tiranë Znj. Elsa Håstad pati një takim midis ekspertëve suedezë dhe shqiptarë për të diskutuar dhe përgatitur për fazën e dytë të mbështetjes për Taksën e Pasurisë në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi pati diskutime dhe ekspertët suedezë shpjeguan kushtet në të cilat ndodhemi, rëndësinë e reformës dhe objektivat e saj të cilat janë: Një sistem i drejtë, efikas, efektiv dhe transparent i taksës së pasurisë!

Në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Suedeze të Tatimeve Skatteverket, Kadastrit Suedez Lantmäteriet, Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për një ekonomi më të mirë lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqShqip