Në takimin me Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SIDA) Znj. Carin Jamtin, Ambasadores Suedeze Znj. Elsa Hastad, përfaqësues të Ambasadës Suedeze dhe projektit ProTax Albania u diskutua mbi zbatimin e reformës së taksës së pasurisë dhe rëndësinë e vlerësimit bazuar në vlerën e tregut.


Zbatimi i mëtejshëm i reformës synon forcimin e bashkive dhe rritjen e të ardhurave të veta vendore duke mundësuar më shumë shërbime dhe investime për taksapaguesit.


Bashkëpunimi i deritanishëm vlerësohet mjaft pozitiv. Në vazhdimësi, rritja e këtij bashkëpunimi midis dy vendeve synon të forcojë besimin e taksapaguesve dhe të vendosë bazat e një taksimi të drejtë, modern dhe transparent të pasurive të paluajtshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqShqip