Në vijim të bashkëpunimit me Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore në përmirësimin e administrimit të taksës së pasurisë, Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, me datë 29 Qershor zhvilloi një vizitë pune në Bashkinë Shijak.

Në këtë takim, stafi i DPTP-së bëri një prezantim të versionit të përditësuar të Sistemit Informativ të Kadastrës Fiskale(SIKF). Më tej, mes palëve u diskutuan çështjet që lidhen me administrimin e taksave vendore në bashki me fokus taksën e pasurisë dhe mundësinë e popullimit, verifikimit dhe kompletimit të regjistrit të SIKF në një kohë së më të shkurtër.

Në përfundim palët mbeten të angazhuara për të vazhduar me zbatimin e proceseve, duke ofruar asistencë në punën e mëtejshme në sistem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqShqip