Në kuadër të ndërveprimit të vazhduar me bashkitë, DPTP në bashkëpunim me Projektin ProTax Albania, i financuar nga SIDA/Qeveria Suedeze dhe Projektin “Financat Vendore”, mbështetur nga SECO/ Qeveria Zviceriane, me datë 10 – 11 mars zhvilluan një vizitë pune në Bashkitë Vlorë dhe Selenicë. Qëllimi kryesor i vizitave ishte  diskutimi mbi statusin aktual të angazhimit të këtyre bashkive në procesin e pilotimit të reformës së taksës së pasurisë dhe prezantimi i versionit më të fundit të Sistemit Informatik të Kadastrës Fiskale.

Bashkia Vlorë

Bashkia Vlorë ka rekrutuar një strukturë të vecantë e cila do të fokusohet në regjistrimin e të dhënave dhe punën në terren për përditësimin, popullimin dhe konsolidimin me të dhëna të Kadastrës Fiskale. Në takim, midis stafeve dhe ekspertëve nga dy projektet, u diskutuan gjerësisht cështjet që lidhen me administrimin e taksave vendore në bashki me fokus në taksën e pasurisë. Më konkretisht, diskutimet prekën tematikat mbi rëndësinë e taksës së pasurisë në buxhetin vendor, parashikimet dhe planifikimi i të ardhurave, komunikimi me taksapaguesit, si dhe procese të tjera të lidhura.

Bashkia Selenicë

Bashkia Selenicë është në vazhdim të zbatimit të procesevë të taksës së pasurisë dhe taksimit sipas Sistemit Informatik të Kadastrës Fiskale. Në këtë kuadër, në këtë takim fokusi ishte mbi trajnimin për versionin e përditësuar të Kadastrës Fiskale, inspektimin në terren nëpërmjet pajisjeve smart (tableta) dhe procesin e regjistrimit dhe rakordimit të pagesave të detyrimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqShqip